Sportistet e Vitisë me normë olimpike me mbështetje financiare

Sporti

Sportistet e Vitisë me normë olimpike me mbështetje financiare

Më: 18 janar 2017 Në ora: 18:35
Gjatë takimit

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport znj. Kaltrina Sylejmani si dhe zyrtari për Sport Emrush Azemi në kuadër të aktiviteteve për mbështetje të sportistëve me normë olimpike, ka zhvilluar takim me Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës z. Besim Hasani. Drejtoresha Sylejmani në emër të Kryetarit Haliti dhe të departamentit të sportit falënderoi Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen e deritashme të sportisteve Urata dhe Lumturie Rama. Temë boshte e diskutimit ishte vazhdimi i mbështetjes financiare për sportistët me normë Olimpike Uratë Rama dhe Lumturie Rama. Drejtoresha Sylejmani duke iu referuar sukseseve të sportistit Drilon Ibrahimi, kampion i Kosovës dhe i Shqipërisë në shenjëtari, tha se Komuna e Vitisë kërkon qe ai do të përfshihet në këtë memorandum bashkëpunimi. Komuna e Vitisë do të merr përsipër mbështetjen financiare ndërsa KOK-u ngritjen e kapaciteteve dhe performancës. Ky memorandum bashkëpunimi do të nënshkruhet në mes të Kryetarit Haliti dhe Presidentit Hasani në fund të këtij muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat