Akil Gjakova ka vazhduar me fitore në Grand Sleamin e Parisit, ndërsa në ndeshjen e parë fitore ka shënuar edhe Distria Krasniqi
Xhudistët tanë kanë vazhduar me fitore në Grand Sleamin e Parisit, pasi Akil Gjakova ka mposhtur rumunin Marcel Vercea 2:0, për të kaluar në raundin e tretë.
Fitore në raundin e dytë ka shënuar edhe xhudistja Distria Krasniqi, e cila mposhti francezen, Laetitia Payet në kategorinë deri në 52 kg.