Lëndimi ia pamundëson Kosovës paraqitjen në Snoubord

Sporti

Lëndimi ia pamundëson Kosovës paraqitjen në Snoubord

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 18:54
Pamje nga pista ku zhvillohen garat

Përveç garave të sllallomit në konkurrencën e vajzave, sot Kosova në Erzurum ka qenë e paraparë që të përfaqësohet edhe në snoubord, disiplina SnowboardCross (individuale) nga Grenita Grazhda.

Megjithatë, fatkeqësisht, vetëm pak minuta para fillimit të garës, derisa po bënte nxemjet e fundit, garuesja jonë u lëndua dhe kjo ia pamundësoi asaj pjesëmarrjen në garë.

Grenita menjëherë pasi u lëndua, u vu nën përkujdesin e mjekëve, të cilët ia bënë të gjitha ekzaminimet dhe konstatuan se ajo kishte pësuar një çarje në dorën e majtë. Ajo iu nënshtrua tretmanit specialistik mjekësor dhe mëpastaj u kthye ne fshatin e sportistëve, duke u ribashkuar me pjesën tjetër të ekipit të ri olimpik nga Kosova.

Image

"Grenita po ndjehet mirë dhe pritet që shumë shpejt t'u kthehet shtigjeve të snoubordit. Lëndimi nuk është i rëndë, por i mjaftueshëm per t'ia pamundësuar pjesëmarrjen në garë" tha mes tjerash trajneri i saj Renato Laçi.

KOK i dëshiron shërim sa më të shpejtë Grenitës dhe kthim të fuqishëm ne garat e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat