Olimpiada 2024, mbeten vetëm Parisi e Los Angeles

Sporti

Olimpiada 2024, mbeten vetëm Parisi e Los Angeles

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 22:48
ilustrim

Në fund mbeten vetëm dy kandidatë për Lojërat Olimpike të vitit 2024, tërheqje pas refuzimi për shkak të kostove financiare, polemikave politike e peticioneve vetëm dy qytete mbeten në garë për organizimin e Lojërave 2024. Në shtator në Lima, zgjedhja për qytetin që do të ketë nderin të mikpresë do të bëhet mes vetëm dy kandidateve, Los Angeles dhe Parisi. Të fundit që u dorëzuan pas Romës, ishte kandidaura e Budapestit.

Edhe pse lajmërimi zyrtar nuk ka ardhur, vendimi është marrë. Zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan kovacs, bëri të ditur në përfundim të një takimi mes kryeministrit Viktor Orban dhe kryebashkiakut të Budapestit Istvan tarlos, në prezencë të Komitetit Olimpik hungarez tërheqjen e kandidaturës.

Duket se në këtë lëvizje ka ndikuar shumë lëvizja rinore hungareze Momentum Mozgalom, që po bën një fushatë kundër mikpritjes së Olimpiadës, duke mbledhur edhe firmayt e nevojshme për një referendim në lidhje me këtë cështje. Një referundim për të cilin sodnazhet parashikon një fitore të atyre që ishin kundër kandidaturës së Budapset, edhe për faktin se ishte më e dobëta në krahasim me dy të tjerat, atë të Parisit dhe Los Angelos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat