Vitia befason, edhe një klub i shenjëtarisë

Sporti

Vitia befason, edhe një klub i shenjëtarisë

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2017 Në ora: 15:13
Pamje nga themeluesit e klubit

Komunës së Vitisë iu shtua edhe një klub i ri sportiv dhe që ka gëzuar të gjithë sidomos ata të shenjëtarisë. “Komunës së Vitisë iu shtua edhe një klub i ri, themelohet Klubi i Shenjëtarisë ‘Anamorava’. Kuvendi zgjedhor zgjodhi organet drejtuese, kryetarin z. Hekuran Rama, Bordin prej 5 anëtarëve si dhe organet tjera përcjellëse”, bëhet e ditur nga Departamenti për Rini, Kulturë dhe Sport i Komunës së Vitisë, që ka për drejtore Kaltrina Sylejmani, e cila njihet edhe për frymëzim që i jep sportit, pasi që më herët ka qenë edhe kryetare e klubit të futbollit Vitia. Në foto shihen edhe dy shenjëtare të njohura, Lumturije Rama e Urata Rama.  Jo me kaq, Vitia ka edhe klubin tjetër të shenjëtarisë “Jeton Rama”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat