“Pole” i Marquez në provat zyrtare të Argjentinës

Sporti

“Pole” i Marquez në provat zyrtare të Argjentinës

Më: 8 prill 2017 Në ora: 23:22
Marquez

Marc Marquez më i shpejti në Argjentinë. Piloti spanjoll i Hondas zyrtare, regjistroi pole-position e parë në këtë sezon në pistën e Termas de Rio Hondo dhe në garën do të niset nga vendi i parë. Me kohën 1 minutë 47 sekonda e 512 të mijtat e sekondës, kampioni në fuqi i Botës ishte thjeshtë i pakapshëm, pavarsisht reshjeve të shiut që e kishin bërë shumë të rrëshkitshme pistën. Marquez dominoi provat zyrtare të Cmimit të Madh të Argjentinës duke lënë pas me 7 të dhjetat e sekondës surprizën Karel Abraham me Ducati Aspar dhe britanikun Cal Crutchlow me Honda LCR.

Për herë të parë e sheh veten në vështirësi fituesi i garës së parë sezonale Maverick Vinales. Spanjolli i Yamahas do të niset nga vendi i 6-shtë, vetëm një pozicion përpara shokut të tij të skuadrës Valentino Rossit, i cili u rendit ishte i 7-ti dhe do të jetë pjesë e rradhës së tretë të nisjes. Zhgënjyen dy motërët Dukati të cilën u skualifikuan që në sesionin e dytë të provave zyrtare, me Andrea Dovizioson që u pozicionua i 13-ti ndërsa Jorge Lorenzo i 16-ti. Një paraqitje aspak pozitive bëri dhe Andrea Iannone me Suzukin që nuk shkoi më shumë se vendi i 12-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat