Vinales ben “bis”, triumfon edhe ne Argjentine

Sporti

Vinales ben “bis”, triumfon edhe ne Argjentine

Më: 10 prill 2017 Në ora: 09:41
Maverick Vinales

Maverick Vinales fiton edhe Cmimin e Madh të Argjentinës, duke siguar suksesin e dytë radhazi në Moto Grand Prix. Spanjolli i Yamahas përfitoi nga rrëshkitja e Marc Marquez në xhirot e para, duke lënë pas Valentino Rossin, që arriti të rikuperonte plot 5 vende. Në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit Cal Crutchlow, që zhvilloi një gare fantastike, ndërsa për Dukatit ishte një ditë e errët, pasi edhe Pedrosa sikurse Marquez, u rrëzua në pistë.

Në fakt viktima të pistës së Argjeninës ishin disa pilotë. E nisi Jorge Lorenzo, më pas me radhë Marc Marquez, atëherë kur po e kryesonte garën, Dani Pedrosa, Aleix Espargaro që mori me vete edhe italianin e Dukatit Dovizioso.

Nga kaosi i krijuar përfitoi Yamaha, pikërisht ajo  me numrin 25, për të siguruar një tjetër triumf që i siguron kryesimin me pikë të plota pas dy garave të para.  Valentino Rossi dueloi gjatë me Cal Crutchlow, por kur Doktori arriti ta parakalonte britanikun siguroi një vend të dytë fantastik, pasi rikuperoi plor 5 pozicione. Duhet të lëpijë plagët Marc Marquez, që u nis si favorit i madh pasi u rendit i pari në provat zyrtare. Spanjolli i tradhtua nga asfalti atëherë kur mendohej se e kishte siguruar suksesin. Zero pikë për kampionin në fuqi, rezultat që mund të kushtojë shumë në fund të sezonit.

Edhe Dukati do të kërkojë ta hedhë shumë shpejt pas krahëve këtë fundjavë me të dy pilotët e skuadrës italiane Lorenzo dhe Dovizioso, që nuk mundën ta përfundonin garën.

Cmimi i Madh i radhës në Moto Gran Prix do të zhvillohet pas dy javësh në Austin të Texasit. Për Marquez do të jetë një mundësi për hakmarrjem ndërsa Vinales do të kërkojë të konfirmojë dominimin e dy garave të para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat