UFC, Johnson mbron titullin ndaj Reis

Sporti

UFC, Johnson mbron titullin ndaj Reis

Më: 16 prill 2017 Në ora: 15:56
Demetrius Johnson

Ecuria e jashtëzakonshme e dominimit të Demetrius Johnson në UFC, në kategorinë e peshave super të lehta, vijoi këtë të dielë me ndoshta fitoren më impresive të karrierës së tij të shkëlqyer. Johnson që numëron 26 fitore, dhe vetëm një humbje si dhe etiketohet gjerësist si luftëtari më i mirë në botë  i Ultimate Fight Championship për momentin, barazoi rekordin e Anderson Silvas duke mbrojtur për herë të 10 titullin e tij botëror me një fitore ndaj Wilson Reis që u dorëzua në raundin e tretë në Kansas City.

Johnson që peshon më pak se 57 kg, tregooi gjithë aftësitë e tij në duelin e fundit, duke përfshirë edhe goditjet si rrufe për tu imponuar ndaj Reis që e mbylli ndeshjen i përgjakur.  Johnson, 30 vjecar e komentoi me fjalë të thjeshta fitoren e tij duke u shprehur se kjo ishte thjesht një mbrëmje e mirë, megjithëse të gjithë u befasuan nga lehtësia me të cilën ai e dominoi Reis.

Braziliani  nuk mundi asnjë herë të godiste dy grushta radhazi dhe pati probleme pasi Johnson me këmbët e tij mbajti nën kontroll edhe distancën,  ai ishte duke e mbyllur ndeshjen që në raundin e dytë kur e shtriu Reis duke i vënë gjurin përsipër para se ti jepte një seri goditjkesh me grushta e bërryla duke e përgjakur Reis që në fund u detyrua të dorëzohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat