Rossi: Në Texas për fitoren e parë

Sporti

Rossi: Në Texas për fitoren e parë

Më: 20 prill 2017 Në ora: 22:57
Rossi

Pas një vendi të 3-të dhe një vendi të 2-të në dy garat e para të Botërorit të Moto Gp për vitin 2017-të, Valentino Rossi është gati dhe mbi të gjitha është optimsit se do të arrijë fitoren e parë sezonale pikërisht në Cmimin e Madh të Amerikës, që do të zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Austin në Texas. Në një intervistë Doktori la të kuptohet se i ka të gjitha mundësitë për të triumfuar në garën e rradhës të Moto Gp. ” Jam i lumtur që ndodhem në Texas, më pëlqen shumë pista e Austin. 2 garat e para kanë qenë pozitive për mua, por shpresoj të përmirësoj paraqitjet e mia në Texas. Këtu në Amerikë kam besim se gjërat do të shkojnë mirë për ne deklaroi, Valentino Rossi.

Një premtim të tillë për suksesin final për garën e Austin e ka bërë edhe kampioni në fuqi i Botës, spanjolli Marc Marquez por më shumë se pilotit të Repsol Hondas, italian duhet ti trembet një tjetër spanjolli, pikërisht shokut të tij të skuadrës Maverick Vinales. Fituesi i dy garave të para dhe favoriti kryesor për titullin në këtë sezon, theksoi gjithashtu se pista e Austin i përshtatet shumë karakteristikave të tij me Vinales që do të kërkojë të bëjë tris, duke tentuar fitoren e tretë rradhazi në po kaq gara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat