Sporti bashkon njerëzit - Diplomacia sportive, dy trajnere amerikane vijnë në Tiranë

Sporti

Sporti bashkon njerëzit - Diplomacia sportive, dy trajnere amerikane vijnë në Tiranë

Më: 23 prill 2017 Në ora: 08:08
ilustrim

Diplomacia sportive, programi amerikan ka sjellë në Tiranë dy trajnere amerikane me qëllim zgjimin e pasionit për sportin. Për ish-futbollistet amerikane sporti bashkon njerëzit nga e gjithë bota dhe zhduk dallimet gjuhësore dhe sociale.

Diplomacia sportive është një program i Departamentit të SHBA që ka për qëllim të bashkojë njerëzit përmes sportit për të shuar dallimet gjuhësore apo social kulturore.

Për të promovuar më tej llojet e sporteve, programi i diplomacisë mundësoi ardhjen e ish-futbollisteve dhe trajneret e njohura Tiffany Roberts Sahaydak dhe Zola Solamente.

Zola Solamente: Janë sportet më popullore në botë dhe ne jemi të lumtur që jemi këtu. Po shohim fytyra të qeshura dhe fëmijë që po improvizojnë lojra.

Tiffany Roberts Sahaydak: Ne duhet të kemi më shumë aktivitete sportive, të festojmë por edhe të mbështesim njerëzit sepse është shumë inkurajuese të shohësh sesi luajnë dhe stërviten këta të rinj.

Aktiviteti u përshëndet dhe Ambasadori i SHBA Donald Lu.

Donald Lu: Ato janë trajnere futbolli në SHBA dhe udhëtojnë në botë për të nxitur djemtë dhe vajzat e reja që të luajnë futboll. Jemi të lumtur që mundëm ti sillnim në Tiranë për t’ju takuar të gjithëve.

Tifani dhe Zola do të punojnë më të rinjtë nga Tirana, Durrësi Elbasani, Peqini, Librazhdi, Cërriku dhe Shkodra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat