Ja shqiptari si i ngriti me shpinë lart pesë meshkuj!

Sporti

Ja shqiptari si i ngriti me shpinë lart pesë meshkuj!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2017 Në ora: 15:03
Bujar Muli ngrit me shpinë lart pesë meshkuj!

Punon pareshtur dhe me një synim: të arrijë rekord pas rekordi! Ky është Bujar Muli nga Vushtrria, i cili njihet me fuqi të jashtëzakonshme apo njeriu më i fortë në Republikën e Kosovës. Ai një kohë me duar e ndalonte veturën pavarësisht se sa i jepte gaz ngasësi, pastaj me shpinë e ngriti lartë traktorin, tani ka bërë testin e rrallës. Ai me shpinë ka ngritur lart pesë meshkuj. “Këta janë pesë persona dhe që peshojnë 425 kilogram.

Prandaj, jam duke u përgatitur për gara në Francë, pasi kam folur me ca miq që janë kampion të Francës në garën e ashtuquajtur ‘Strong man’. Ata me kanë thënë që pasi të shkojë në Francë mundem menjëherë të fillojë e të marr pjesë në këtë  garë”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Muli. Jo me kaq, ai përgatitet edhe për në rekord tjetër: “Tani përgatitem për një tjetër rekord, mi ngrit dy vetura përnjëherë në krah. Ky edhe mundet me qenë rekord që s’e ka bërë askush me parë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat