Një lajm i hidhur ka goditur sportin e motorëve pasditen e së hënës.
Nicky Hayden nuk ka mundur që të fitojë garën më të vështirë në jetën e tij, atë me jetën. Ish-piloti i njohur ka ndërruar jetë në spitalin Bufalini në Cesena të Italisë.
35-vjeçari ka humbur jetën pas goditjeve që ka marrë në kokë gjatë një incidenti që pati të mërkurën e kaluar. Deri më tani ai ka qëndruar në koma në spital nën kujdesin intensive të mjekëve po fatkeqësisht nuk ia doli.
Ai po stërvitej me biçikletë bashkë me disa miq, kur u përplas me një makinë në një kryqëzim. Stafi i spitalit ku piloti amerikan ishte shtruar lëshoi sot këtë komunikatë.
“Kolegji mjekësor konfirmoi sot ndarjen nga jeta të pacientit Nicholas Patrick Hayden, që u shtrua në spital më 17 maj, në repartin e reanimacionit, pas disa problemeve të rënda shëndetësore të shkaktuara nga një aksident në të njëjtën ditë”.