Mugello, Yamaha dominon testet zyrtare

Sporti

Mugello, Yamaha dominon testet zyrtare

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 05:58
Yamaha

Super Yamaha në Mugello. Skuadra japoneze dominoi në testet zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë duke vendosur në radhën e parë të nisjes kryesuesin e kampionatit, Maveric Vinales dhe 9 herë kampionin e botës, Valentino Rossi. I treti u rendit italiani i Ducatit, Andrea Dovizioso. Vetëm radha e dytë për Hondan me dyshen  Dani Pedrosa e Marc Marquez, ndërsa Jorge Lorenzo do të niset nga vendi i shtatë duke lënë pas Alvaro Bautista e Danilo Petrucci.

Vështirësi të mëdha në dyshen kryesuese i hasi Valentino Roassi që e mbylli ditën me 239 të mijtat nga shoku i skuadrës por duke premtuar duel deri në fund ashtu sic ndodhi dy javë më parë në pistën e Le Mans. “Doktori”doli nga pista gjatë xhiros së nxemjes por ai evitoi më të keqen duke u rikthyer në pistë për t’i mbyllur provat me vendin e dytë pas kohës së jashtëzakonshme 1.46.575 të të riut spanjoll.

Maverick Vinales kryeson klasifikimin e përgjithshëm me 85 pikë, 17 më shumë se Dani Pedrosa, ndërsa kampioni në fuqi Marc Marquez po has vështirësi të mëdha në këtë fillimsezoni pasi mban vendin e 4 me 58 pikë më pak, duke humbur rakjtikisht shpresat për të fituar një tjetër titull. Gara do të zhvillohet të dielën në orën 14:00 në pistën e Mugellos që është edhe ndalesa e 6 sezonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat