Pejanët më të suksesshmit

Sporti

Pejanët më të suksesshmit

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 16:48
Ylli Maliqi, Baran Karabeg, Meriton Geci, Albion Maliqi, Art Govori e Eris Mariqi ishin disa nga djelmoshat që treguan më tepër shkathtësi

Në Qendrën e Panaireve, në Gazimestan, të shtunën u mbajt gara e parë e kampionatit të sivjetmë të Kosovës në karting. Një numër i konsiderueshëm i të rinjve i sprovuan aftësitë e tyre, duke dhënë sinjale të qarta se ata janë e ardhmja e automobilizmit tonë. Ylli Maliqi, Baran Karabeg, Meriton Geci, Albion Maliqi, Art Govori e Eris Mariqi ishin disa nga djelmoshat që treguan më tepër shkathtësi me bolidët e tyre, por edhe të tjerët nuk mbetën shumë prapa  tyre. Megjithëse angazhimi nuk mungoi tek asnjëri nga garuesit, rezultatet më të mira i arritën anëtarët e Karting Klub Peja.  Karakteristikë e garës ishte guximi dhe agresiviteti që treguan pjesëmarrësit.

Rezultatet:

Klasa 2

1.Yll Maliqi (Peja)

2.Baran Karabeg (Eurogoma RT)

3.Meriton Geci (Peja)

Klasa 7

1.Albion Maliqi (Peja)

2.Art Govori (Peja)

3.Eris Maliqi (Peja) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat