Dani Pedrosa regjistron pole position në Montmnelo

Sporti

Dani Pedrosa regjistron pole position në Montmnelo

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 18:27
Dani Pedrosa

Është Dani Pedrosa piloti më i shpejtë në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Spanjës në Moto GP. Piloti i skuadrës Honda regjistroi kohën me të shpejtë 1.43.870 duke lënë në vendin e dytë të nisjes bashkëkombasin Jorge Lorenzo me motorin Ducati dhe italianin Danil Petrucci. Probleme të mëdha hasi Yamaha pasi motori japonez nuk arriti të përshtatej me pistën e Montmelosë dhe në këtë mënyrë, Vinales do të niset nga pozicioni i nëntë, ndërsa Valentino Rossi nga vendi i 13.

Paraqitje e shkëlqyer e skuadrës Honda, por edhe e Ducatit që vetëm një javë më parë arriti të triumfonte në garën e Mugellos. Skuadra e kuqe renditet me 4 motorë në 7 vendet e para të nisjes pasi Barbera dhe Dovizioso mbajnë vendet 6 dhe 7. Nuk zhgënjen as Marc Marquez, i cili do të niset nga vendi i katërt edhe pse u rrëzua dy herë gjatë provave zyrtare. Në këtë mënyrë, Yamaha që deri në këtë pikë të sezonit ka dominuar në pjesën më të madhe të garave, do të përballet me vështirësi të mëdha në pistën katalanase ku favorite do të jetë Honda zyrtare por edhe Ducati me Dovizioson dhe Lorenzon, të cilët zhvilluan një garë pozitive edhe 6 ditë më parë në Itali.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat