Klubi i gjimnastikës ”Halil Alidema” nga Vitia radhit sukseset, por i nevoitet mbështetje financiare

Sporti

Klubi i gjimnastikës ”Halil Alidema” nga Vitia radhit sukseset, por i nevoitet mbështetje financiare

Nga: Aziz Zuka Më: 5 korrik 2017 Në ora: 16:25
Pamje nga Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” nga Vitia

I formuar zyrtarisht nga fundi i vitit që lamë pas, Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” nga Vitia, me përformancat e tij kur paraqitet me programet e tij po mahnitë publikun. Kështu ndodhi edhe në ngjarjën e fundit përkatësisht kur këto voglushe të talentuara u paraqiten me një program fantastikë para rreth 5 mijë shikuesve   para fillimit të ndeshjës finale në futboll të vogël në Beguncë të vitisë turne ky qe mbahet tradiconalisht rash e 26 vjet  me rastin e festës së 2 korriku.Programi dhe përformanca që bënëë këto gjimnaste ngritën në këmbë   rreth 5 mijë shikues të pranishëm të cilët u durtrokitën gjatë.

KGJ”Halil Alidema”  është mbase i vetmi në në komunë të Vitisë por edhe në Anaamoravë. Ky klub udhëhiqet nga pedagogu dhe ish sportisti Hazir Alidema,ish portier i KF Vllaznisë së Pozharanit  dhe tani arsimtarë shumvjeqar në SHF “Halil Alidema” në Pozharan. Lidhur me historikun e këtij klubi disa fjalë trajneri Hazir Alidema, i cili ndër të tjera theksoi se klubi fillimisht kishte nis punën  para tri vitesh por jo si klub pos si grup voglushesh  gjimnaste nga Pozhaarani  të  cilat  talentin e tyre e tregoni para pshokëve dhe shoqeve të tyre në shkollë në ndonjë ngjarje apo aktivitet.Por me kalimin e kohës u bë e nevojshme që të organizohemi më shumë.Kësht shprehet Hazir Alidema me ndihmën e komunës  arritëm që klubin ta organizojmë më mirë  dhe e zyrtarizuam nga fundi i vitit të kaaluar duke e pagëzuar me emrin e veprimtarit dhe atdhetarit të njohur Halil Alidema. E vecanta e ketij klubi është përformimi jo individual por në grup cka e karaterizon  veeprimtarinë e këtij klubi.” Që nga janari i këtij viti  e deri më tash, kemi patur 14 paraqitje-përformanca me programet tona para publikut  në  ngjarjet e organiziuara si në Viti, Pozharan, Prishtinë e  Gjilan,  shprehet pedagogu Alidema, pra për rreth 6 muaj kemi patur 14 performanca ku publiku na ka përgëzuar dhe duartrokitur gjatë.

Më tej pedagogu Hazir Alidema i cili i vetëm punon me voglushet gjimnaste, thotë se në klub janë të rexhistruara voglushe nga 9 deri në 11 vjet, e numri I tyre është   rreth  19 të cilat me talentin e tyre që kanë,  po mahnitin ata të cilët  kanë qenë në këto evenimente ku kanë përformuar anëtarët e KGJ”Halil Alidema”.

Por me gjithë këtë suksese që po arrinë  ky klub sipas Alidemës, pak është duke u ndihmuar nga institucionet e komunës.Deri më tash nuk na është dhënë asnjë cent  mjete nga komuna pos që na janë siguruar vetëm 4 dyshek ku i mbajmë ushtrimet e kjo është pak, për një klub që pretendon të arrinë më shumë suksese dhe që i parashikohet  një e ardhme  e ndritur. E të gjitha shpenzimet për rrugë apo për nevojat tjera i paguan vetë ky punëtor shumë i madh, pra pedagogu Alidema.

Është koha e fundit që komuna e Vitisë të ndihmon me ndonjë shumë të mjeteve  financiare edhe pse e vërteta është se ajo ishte premtuar kur edhe u themelua klubi, sepse klubi pa mbështetje financiare rrezikon të shuhet e këto talente –gjimnaste  të mbeten vetëm si talente të dikurshe e kjo do të ishte një mëkat i madh për shoqërinë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat