Më 14 shtator, KOK-u organizon Panairin e Sportit

Sporti

Më 14 shtator, KOK-u organizon Panairin e Sportit

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 14:27
Pamje nga një manifestim i mëhershëm

Komiteti Olimpik i Kosovës, për herë të tretë me radhë do të organizojë Panairin e Sportit, i cili këtë herë do të mbahet më 14 shtator 2017.
Panairi do të shënohet nëpër Komunat e Kosovës, të cilat kanë shprehur interesim dhe gatishmëri për organizimin e aktivitetit, i cili është bërë tradicional.
KOK-u ka filluar përgatitjet javë më parë, duke organizuar takime të ndryshme me përfaqësuesit e Komunave.
Qëllimi i aktivitetit është masovizimi dhe promovimi i sportit tek nxënësit e shkollave fillore, të cilët do të kenë rastin të shohin se cilat sporte praktikohen në Komunën e tyre dhe më gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat