Futbolli gjerman është në ditë zie, pasi arbitri Steffen Mix (27) nuk është më! Ai ka vdekur mëngjesin e së dielës rreth orës 5.50 në afërsi të Aschaffenburg. Ai referonte në ligën rajonale, ndërsa shpresat ishin që të vijonte karrierën në Bundesligë, shkruan “Bild”.
Sesi ka ardhur deri te aksidenti, policia nuk ka dhënë sqarime. Arbitri i ndjerë 27 vjeçar, një ditë më parë kishte referuar ndeshjen mes Pipinsried dhe Buchbach (0:0)./Bota sot