Blendi Hajdari dhe Shega Hashani më të mirët nga Minikadët

Sporti

Blendi Hajdari dhe Shega Hashani më të mirët nga Minikadët

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 22:37
Fituesit

Sot në Prishtinë u zhvillua turneu TOP 8 për Minikadetë dhe Minikadete, njëherit gara e fundit e vitit për këto grupmosha. Në të dy kategoritë u paraqitën vetëm nga 6 lojtarë të cilët shfaqnin emocionet e tyre për çdo poen, duke i dhënë hijeshi sallës së pingpongut.

Në konkurrencën e vajzave, edhe sivjet e para doli lojtarja e KPP Ahmet Hoxha nga Ferizaj, kësaj radhe Shega Hashani që nuk pësoj asnjë humbje, e dyta me 5 fitore dhe një humbje doli Adea Babuni nga Kpp Vllaznimi i Gjakovës, në vendin e tretë u rendit Sara Shabani e KPP Ahmet Hoxha, për tri vendet e radhës u vendos pas llogaritjes së setave pasi të tri konkurrentet kishin nga 1 fitore e katër humbje..

1.Shega Hashani

2.Adea Babuni

3.Sara Shabani

4.Dina Krypa

5.Anisa Domaniku

6.Gerta Haliti

Në konkurrencën e djemve, Blendi Hajdari i KPP Lidhja e Prizrenit pa konkurrencë doli i pari për vitin e dytë radhazi, pas tij doli Jon Bedra nga Vllaznimi që kishte 3 fitore dhe 2 humbje sa kishte edhe Ebrar Mitrovica nga KPP Lidhja e Prizrenit por në saj të duelit të ndërmjetëm Joni doli i dyti, vendi i katër i takoi Amir Hoxhës nga KPP Ahmet Hoxha, ndërsa Enis Domaniku nga KPP Prishtina që në duelin e ndërmjetëm ishte më i mirë se Egion Xërca nga Kpp Lidhja e Prizrenit

1.Blendi Hajdari

2.Jon Bedra

3.Ebrar Mitrovica

4.Amir Hoxha

5.Enis Domaniku

6.Egion Xërxa

FPPK shpërndau diploma dhe medalje për të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa të parët u shpërblyen edhe me Kupë.

Nesër në Prishtinë janë paraparë dy xhirot e radhës së superligës së Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat