Peshëngritje, Arbër Çerçizi nënkampion i dyfishtë i Europës për U-23

Sporti

Peshëngritje, Arbër Çerçizi nënkampion i dyfishtë i Europës për U-23

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 11:19
Arbër Çerçizi

Peshëngritja vazhdon ti dhurojë kënaqësi, rezultate të larta dhe medalje Shqipërisë. Arbër Çerçizi është shpallur nënkampion i dyfishtë i Europës për 23-vjeçarë në stilin e shkëputjes dhe në dy garësh.

Tradita e shtangës kuqezi vijoi edhe në Kampionatin Europian për këtë grupmoshë që po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Çerçizi u pozicionua i dyti në stilin e shkëputjes, me 131 kg të ngritura, i lënë mbrapa vetëm nga bjellorusi Henadz Laptseu, me vetëm 1 kg më tepër.

Në stilin e shtytjes, talenti kuqezi i peshëngritjes ka ende vend për përmirësim, pasi u klasifikua i katërti me 143 kg, me 15 kg më pak në shtangë se rivali bjellorus, që dominoi në të gjitha drejtimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat