Kreshnik Mahmuti përfaqëson Kosovën në kualifikimet për lojërat olimpike të të rinjve

Sporti

Kreshnik Mahmuti përfaqëson Kosovën në kualifikimet për lojërat olimpike të të rinjve

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 12:42
Kreshnik Mahmuti

Nga 03 deri më 05 nëntor në Split të Kroacisë do të mbahen kualifikimet për lojërat olimpke të të rinjve të vlefshme për LO të të rinjëve për vitin 2018. 
Kosovën në këto kualifikime do e përfaqësoj Kreshnik Mahmuti nga Prizreni së bashku me trajnerin e tij Eroll Boshnjakun, që do të mundohen të sigurojnë një vend që shpije në Lojerat Olimpike Verore për të Rinje që mbahen në Buenos Aires 2018..
Për pjesmarrjen në këto kualifikime FPPK-në e kanë ndihmuar Komiteti Olimpik i Kosovës së bashku me Departamentin e Sportit si dhe klubin nga Prizreni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat