Kpp Lidhja e Prizrenit fiton derbin, por jo edhe titullin e kampionit

Sporti

Kpp Lidhja e Prizrenit fiton derbin, por jo edhe titullin e kampionit

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 21:03
Kpp Lidhja e Prizrenit fiton derbin

Sot, në Sallën e pingpongut në Prishtinë u zhvilluan xhirot e fundit për vitin 2017 në Suër ligën e Kosovës. Interesimi i të gjithë pjesëmarrësve ishte në derbin e kësaj xhiroje ku luftonin për vendin e parë Lidhja e Prizrenit dhe Prishtina.

Të gjitha ndeshjet ishin shumë të forta dhe fituesi nuk dihej deri në fund. Në ndeshjen e parë Fati Karabaxhaku dha maksimumin ndaj Besart Domanikut, i cili sot ishte i motivuar për lojë duke shënuar me 3:1, në ndeshjen e dytë Kreshnik Mahmuti dhe Baton Çitaku zhvilluan ndeshje shumë të fortë, por në fund më i koncentruar doli Kreshniku duke fituar me 3:2. Ndeshja e tretë ju dorëzua pa luftë Berkan Bajmakut nga Ylli Prestreshi. Ndeshja e çifteve ishte ndeshja vendimtare, vlen të permendet loja shumë e mirë e çiftit nga Prizreni, Dardan Imami dhe Kreshnik Mahmuti, por Baton Çitaku dhe Besart Domaniku e vërtetuan epitetin e kampionëve të çifteve të Kosovës, duke fituar ndeshjen me rezultat shumë të ngushtë 3:2. Në ndeshjen e radhës Fati Karabaxhaku fitoi ndaj Baton Çitakut me 3:0, ndërsa Berkan Bajmak humbi ndaj Besart Domanikut me 3:1, ndeshjen e fundit e fitoi pa luftë Kreshnik Mahmutit ndaj Ylli prestreshit.

Image

Me këtë fitore të Lidhjes së Prizrenit tri klube bënë pikë të barabarta me 12 fitore e 2 humbje, andaj për vendin e parë u vendos pas kalkulimeve matematikore të ndeshjeve ndërmjet këtyre 3 klubeve. Prishtina me 12/10 doli e para, Lidhja e Prizrenit me 12/12 doli e dyta, dhe Ahmet Hoxha me 10/12 doli e treta.

Shkolla e katërta, Prizreni i pesti, Hasan Prishtina e gjashta, ndërsa nga superliga u larguan Vushtria dhe Dodona

Elting Kosova dhe Sharri anëtar të ri të superligës

Në ligën parë, sot ishte e paraparë vetëm një ndeshja ndërmjet Therandës dhe Eltingut, por lojtarët nga Theranda nuk u paraqiten, andaj Elting Kosova u shpall kampion i ligës së parë dhe së bashku me Sharrin nga viti i ardhëm do të marrin pjesë në Superligën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat