"Bijtë të Shqipes" në kulmin e suksesit, sytë nga gara në Rusi

Sporti

"Bijtë të Shqipes" në kulmin e suksesit, sytë nga gara në Rusi

Nga: Emiljano Alla Më: 8 janar 2018 Në ora: 13:22
"Bijtë të Shqipes" në kulmin e suksesit, sytë nga gara në Rusi

Trajneri i ekipit kombëtar të karatesë kadetë, juniorë dhe U-21      Lirim Dedej, gjithashtu edhe trajner i ekipit "Bijtë e Shqipes" në qytetin e Lushnjës, ka vite që po korrë suksese në këtë sport burrëror dhe spektakolar, si ne rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Trajneri Dedej falë punës plot pasion e profesionalizëm i ka dhënë një masivizim mjaft të madh këtij sporti teksa ka ngritur ekipe zinxhirë të grup-moshave nga 5 vjet e lart, në të gjitha qendrat e banuara të territorit të bashkisë së Lushnjës.

Ky masivizim i këtij sporti nën drejtimin e profesor Lirim Dedej ka bërë që në vitin 2017 me ekipin "Bijtë e Shqipes“, karateistet lushnjar të koleksionojnë më shumë së çdo ekip tjetër në Shqipëri medalje dhe tituj kampionë kombëtar dhe  ndërkombëtar. Në këto 4 vitet e fundit sukseset e radhës karateistët "Bijtë e Shqipes" i kanë arritur në Turneun ndërkombëtar "Kamza Karate Open" i cili u zhvillua në Tiranë (30 prill, 2017). Në këtë turne morën pjesë plot 470 karateistë nga 5 shtete, si Greqia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, dhe Shqipëria e cila u përfaqësua nga 28 karateistë të grup-moshave të ndryshme të ekipit lushnjarë "Bijtë e Shqipes" .

Image

Në këtë turne karateistët lushnjar të drejtuar nga profesor Lirim Dedej koleksionuan plot 17 medalje prej të cilave 5 medalje ari, 7 argjendi dhe 5 bronzta. Falë këtyre rezultateve të shkëlqyera ekipi “Bijtë e Shqipes" fitoi edhe kupën si ekipi më i mirë i këtij turneu ndërkombëtar. Ndërsa me 14 tetor të vitit që e lamë pas, në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në Tiranë, ekipi "Bijtë e Shqipes" arriti me shumë sukses të fitoi kupën e Shqipërisë në të gjitha grup-moshat.

Por gjithashtu sukseset nuk mbarojnë me kaq për trajnerin Dedej, i cili në Kampionatin Ballkanik në Herceg Novi të Malit të Zi , me datën 8- 10 të vitit të kaluar, si trajner i ekipit kombëtar për U-21 arriti me djemtë e tij të shpallte Shqipërinë si asnjëherë në historinë e sportit të karatesë ta shpallte nënkampione Ballkani. Pas këtij suksesi trajneri është shprehur, suksesi që ne e prisnim pas një pune intensive sistematike dhe profesionale objektivi jonë është Kampionati Europian që mbahet në Soçi të Rusisë në muajin e ardhshëm, ku ne do të marrim pjesë me 5 sportistë. “Ne shpresojmë që Ministria e Arsimit dhe Sporti të na mundësoi mundësit financiare pasi buxheti që ka Federata Shqiptare e Karatesë nuk na mundëson pjesëmarrjen, për shkak se buxheti aktual nuk është i mjaftueshëm për aktivitete vjetore që kemi”,- u shpreh Dedej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat