Suksesi i Mahallës i paprekshëm në 20 vitet e fundit në Paris!

Sporti

Suksesi i Mahallës i paprekshëm në 20 vitet e fundit në Paris!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2018 Në ora: 18:35
Fehmi Mahalla

Gara e “Paris Open” në karate vlerësohet prej më të fortave në botë. Suksesin e ish reprezentuesit të Zvicrës, Fehmi Mahalla, askush nuk e ka arritur në 20 vitet e fundit!  Ai është katër herë fitues i medaljes së artë në kategorinë +80 kg, por deri me sot asnjë garues elitë botëror nuk e ka arritur këtë sukses të paktën nga periudha 1997-2017!  Mahalla është kampion i Evropës në vitin 2005, në ngjarjen që ishte mbajtur në Tenerife të Spanjës.

Trajneri i kombëtares së Kosovës, është i kënaqur me sukseset kur ishte karateist aktiv dhe është krenar që vazhdon të mbajë këtë sukses të madh në 20 vitet e fundit, sepse ende asnjë nuk ia ka dalë që t’i fitojë katër të arta në “Paris Open” në kategorinë e tij. Ai përveç këtij suksesit të madh që ka arritur në petkun e kombëtares së Zvicrës, flet se cilët nga garuesit e Kosovës mund të jenë potencialë i madh për Lojërat Olimpike – “Tokio 2020”.  Mahalla tha se ka potencial, por sipas tij, të gjithë garuesit duhet ta dëshmojnë veten në gara të forta dhe jo të kënaqen me sukseset në ndonjë garë që nuk është aq e vlerësueshme!

“Bota sot”: Nga viti 1997 deri në 2017, askush nuk ka arritur t’i fiton katër medalje të arta në turneun prestigjioz “Paris Open”, si e shpjegoni?

Fehmi Mahalla: Kjo është gara më e fortë në botë, është e krahasuar si një mini-kampionat Botëror. Këtë e kam fituar 4 herë dhe 2 herë vendin e 3-të. Aty janë garuesit më të mirë në botë. Si shpjegim me ka pas pëlqyer shumë kjo garë, kam pas vullnet të madh për fitore. Këtë motivim kam pas kur e pata fituar herën e parë, kur i kisha 19 vjet dhe tani mu pat bërë si gara e preferuar e imja.

“Bota sot”: Katër herë i artë në ‘Paris Open’ në kategorinë +80 kg, a mendoni se do të shkojë një kohë e gjatë dhe vështirë që mund ta thyejë dikush këtë sukses tuajin?

Fehmi Mahalla: Ma merr mendja se po, deri me tani nuk kanë arritur, por ka garues të mirë dhe nuk i dihet, pse jo.

“Bota sot”: Keni përfaqësuar kombëtaren e Zvicrës, por si mund ta krahasoni kombëtaren e Kosovës, a i afrohet deri diku Zvicrës me cilësi?

Fehmi Mahalla:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat