Mahalla përmend me emra karateistët potencial për Lojërat Olimpike

Sporti

Mahalla përmend me emra karateistët potencial për Lojërat Olimpike

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2018 Në ora: 12:07
Fehmi Mahalla

Fehmi Mahalla, trajneri i kombëtares së Kosovës, flet se cilët nga karateistët e Kosovës mund të jenë potencialë i madh për Lojërat Olimpike – “Tokio 2020”.   “Garues si e dimë gjithë, janë Herolind Nishevci, Orges Arifi, Alvin Karaqi dhe Fortesa Orani, për atë edhe kanë marrë bursën prej Komitetit Olimpik të Kosovës.

Tash duhet punë pa ndalë,  se edhe këta e dinë se nuk është lehtë. Karatesë tonë i duhet më shumë harmoni e bashkëpunim mes tyre, mos mu kënaq me gara të nivelit ballkanik. Garuesit tanë duhet ta sfidojnë vetin dhe me mundur garuesit më të mirë në botë, jo me fituar ndonjë garë ku nuk ka qenë asnjë garues i nivelit Botëror.

Pra, mos mu kënaq me rezultate jo shumë të vlerësueshme, por me ju treguar mediave që kanë fituar po aty ku janë më të mirët”, thotë Mahalla për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat