Buxheti lokal për sportin shqiptar shumë i ulët

Sporti

Buxheti lokal për sportin shqiptar shumë i ulët

Më: 14 janar 2018 Në ora: 00:30
ilustrim

17 milion denarë ose 286. 515 euro nga komunat shqiptare janë planifikuar për përkrahjen e klubeve të sportit por edhe të aktiviteteve sportive si dhe për investime në mirëmbajtjet e objekteve sportivenë vitin 2018. Ky buxhet i komunave shqiptare është i përafërt me buxhetin e komunës së Aerodromit që ka paraparë 200 mijë euro vetëm për klubin e basketbollit MZT Skopje, por është shumë larg nga buxheti komunës qendër të Shkupit e cila vetëm për Rabotniçki basketboll do të ndajë gjysmë milioni euro. Njëra nga dy komunat më të mëdha sportive në vend, ajo e Tetovës në buxhetin e saj për vitin 2018 ka paraparë 8.5 milion denarë ose 138.000 euro. Këta në vitin 2018 presin të ardhura prej 8.9 milion denarë. Pas komunës së Tetovës, buxhetin më të madh për sport e ka ajo e Kërçovës 4.8 milion denarë. Studeniçani për klubin e mundjes ka ndarë 8.130 euro , ndërsa Likova, në të cilën veprojnë katër klube futbolli dhe një karate nga buxheti i saj ka ndarë 2.373 euro. Buxhetin më të vogël për sport e ka Dibra, e cila për vitin 2018 ka paraparë vetëm 50 mijë denarë ose 813 euro.

Buxheti për sport në vitin 2018

Tetova 8.5 mln denarë ose 138.211 euro

Kërçova 4.8 mln denarë ose 78.048 euro

Gostivari 4.0 mln denarë ose 65.040 euro

Studeniçani 500 mijë denarë ose 8.130 euro

Likova 146 mijë denarë ose 2.373 euro

Dibra 50 mijë denarë ose 813 euro

Klubet për të marë para nga buxheti i pushtetit lokal do të duhet të hartojnë programet e punës dhe të aplikojnë, megjithatë në pjesën më të madhe të komunave shqiptare shuma maksimale që mund të merret është 12 mijë denarë. Për dallim nga komuna shqiptare komuna e Gazi Babës, ndarjen e buxhetit e bën në bazë të pjesëmarjes në gara. Këta vetëm klubeve të vogla iu ndanë një shumë të njëjtë prej afro 500 euro në kundërvlerë të denarëve. Sipas ligjit për pushtetin lokal, komunat në bazë të nenit 22, duhet të kujdesen për zhvillimin e sportit masovik dhe rekreimit, organizimin e manifestimeve dhe garave sportive. Për mirëmbajtje dhe ndërtim të objekteve sportive dhe për për përkrahjen e lidhjeve të sporteve në nivel komunal./AlsatM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat