Vdes Carla Marangoni, kampionia olimpike 102-vjeçare

Sporti

Vdes Carla Marangoni, kampionia olimpike 102-vjeçare

Më: 19 janar 2018 Në ora: 15:32
Carla Marangoni

Italiania Carla Marangoni, e cila në moshën 102-vjeçare mund të cilësohej kampionia olimpike më e moshuar në botë, vdiq dje në Padova (veri), njoftoi sot Komiteti Olimpik Italian (CONI).

Marangoni kishte fituar një medalje argjendi në gjimnastikë artistike gjatë Lojërave të Amsterdamit në 1928, ndërsa ishte vetëm 12 vjeçe.

“Në moshën 102-vjeçare, ajo u cilësua kampionia më e moshuar fituese e medaljeve olimpike ende në jetë, dhe e mbijetuara e fundit e Lojërave të Amsterdamit të vitit 1928”, shkruan CONI në një deklaratë.

Komiteti Olimpik Italian bën me dije se kjo medalje e argjenDtë ishte e para medalje olimpike në fushën e sportit italian për femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat