Dopingu në Peshëngritje, “Evropiani 2018” jo në Shqipëri

Sporti

Dopingu në Peshëngritje, “Evropiani 2018” jo në Shqipëri

Më: 22 janar 2018 Në ora: 17:22
Ilustrim

Federata Evropianë e Peshëngritjes i heq Shqipërisë të drejtën për të zhvilluar Kampionatin Evropian për të rritur, i parashikuar të zhvillohej nga 26 Marsi deri më 1 Prill 2018

Vendimi u mor pas situatës kaotike të krijuar në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, pasi Romela Begaj rezultoi me doping në Botërorin e zhvilluar në Amerikë, ku fitoi medalje ari në shkëputje dhe argjendi në dygarësh.

Pozitiviteti i sportistes shqiptare u shoqërua me dorëheqjen e presidentit Elez Gjoza, emërimin e përkohshëm në këtë post të Gudar Beqirajt dhe protestat e peshëngritësve dhe trajnerëve për këtë vendim.

Në situatën e krijuar dhe duke mos pasur siguri për zhvillimin e evenimentit kontinental, Federata Evropiane e Peshëngritjes njoftoi se Shqipëria nuk mund ta marrë përsipër organizimin e turneut. EËF bëri të ditur se për momentin mbeten dy opsione. I pari, që është kthyer edhe në prioritet absolut, gjetja e një tjetër shtet i cili do të marrë përsipër zhvillimin e Kampionatit Evropian në datat e përcaktuara.

Për këtë arsye kanë nisur edhe negociatat me disa prej vendeve kandidate, për organizimin e aktivitetit nga 26 Marsi deri më datën 1 Prill. Opsioni i dytë është shtyrja e evenimentit, në mënyrë që vendit të ri organizator ti jepet mundësia për tu përgatitur.

Një situatë e paprecendentë, ku skandali i radhës me dopingun nuk gjunjëzoi vetëm peshëngritjen shqiptare, duke bërë që nga sporti më i suksesshëm kjo disiplinë të prekë pikën më të ulët, por që tashmë ndikoi edhe në të gjithë peshëngritjen evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat