Strakosha: “Nuk e pashë dorën e Cutrone, në San Siro gjithmonë i humbur!”

Sporti

Strakosha: “Nuk e pashë dorën e Cutrone, në San Siro gjithmonë i humbur!”

Më: 29 janar 2018 Në ora: 07:03
Cutrone

Është thyer në “San Siro”, pikërisht aty ku nisi avneturën e tij prej titullari në portën e Lazio, duke u mundur nga Milan me rezultatin 2-1, por portieri shqiptar i bardhekaltërve, Thomas Strakosha nuk ndalet në debatin që ka shoqëruar fitoren e kuqezinjve, për golin e shënuar me krah nga Cutrone. Strakosha shmang debatin, ndërkohë që pranon hidhërimin për humbjen, por nuk lë pa përmendur emocionet që provon në “San Siro” edhe pse aty ka dalë gjihmonë i mundur.

“Nuk jemi të lumtur, kur humbet kështu është. Por nuk e ulim kokën, në pjesën e dytë meritonim më shumë. Goli i Cutrone? Nuk e kam parë prekjen me krah, por nuk më takon mua ta gjykoj. Jemi të lodhur me këto diskutime. San Siro? Më ka dhuruar gjithmonë emocione të mira, por këtu kam humbur gjimonë. Milan? Ata kanë bërë rezultate të mira, ndërsa ne ishim të lodhur. E humbëm ndeshjen në pjesën e parë”, deklaroi Strakosha për “Lazio Style Radio”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat