Buffon pritet të luajë ndaj Atalantas, formacioni i mundshëm i Juventusit

Sporti

Buffon pritet të luajë ndaj Atalantas, formacioni i mundshëm i Juventusit

Më: 30 janar 2018 Në ora: 08:41
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon pritet të kthehet në skuadrën të Juventusit në ndeshjen kundër Atalantas, ndërkohë që Massimiliano Allegri do të vazhdojë me formacionin 4-3-3.

Të martën mbrëma, Zonja e Vjetër zhvillon ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndërsa kapiteni pritet të kthehet në fushë.

Dueli i parë ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Stadio Atleti Azzurri d’Italia, ndërsa edhe Allegri edhe homologu i tij te skuadra kundërshtare, Gian Piero Gasperini, nuk kanë pasur shumë kohë për t’i përgatitur lojtarët e tyre.

Trajneri i Juves pritet të bëjë disa ndërrime, për t’i mbajtur lojtarët të freskët para ndeshjeve të tjera që i presin në javët në vijim, shkruan tg.

Benedikt Howedes, Juan Cuadrado dhe Paulo Dybala nuk janë në dispozicion të bardhezinjve për shkak të lëndimeve, mirëpo skuadrës do t’i kthehet kapiteni legjendar, i cili këto ditë e ka festuar ditëlindjen e 40-të.

Buffon nuk ka luajtur që nga fillimi i dhjetorit, ndërsa vendin e tij në portën e Zonjës së Vjetër e kishte zënë Wojciech Szczesny. Juves i kthehet edhe Claudio Marchisio pas lëndimit, por ai pritet të qëndrojë në bankën rezervë.

Giorgio Chiellini dhe Alex Sandro që pushuan ndaj Chievos do të kthehen në mbrojtje duke zënë vendet e Andrea Barzaglit dhe Kwadwo Asamoah. Në krah të djathtë mund të angazhohet Mattia De Sciglio, derisa Medhi Benatia do ta ruajë vendin e tij në qendër të mbrojtjes.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Matuidi, Pjanic, Khedira; Bernardeschi, Mandzukic, Douglas Costa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat