Nesër manifestohet dita botrore e pingpongut

Sporti

Nesër manifestohet dita botrore e pingpongut

Më: 8 prill 2018 Në ora: 13:49
Pingpong

Federata e Pingpongut e Kosovës edhe sivjet do të festojë Ditën Ndërkombëtare të Pingpongut, duke ofruar për të gjithë qytetarët mundësinë që më persë afërmi të njoftohen me këtë sport, dhe të kenë mundësinë që të luajnë me profesionistët kosovar të pingpongut.. 

Aktiviteti është paraparë të mbahet të hënën me 9 Prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ora 11:00 deri në 18:00. Ku federata do të vendosë disa tavolina pingpongu në shesh, ku do të organizohen aktivitete të ndryshme. 

Për më të vegjlit janë siguruar tavolinat rekreative ku do të kenë mundësi që të marrin hapat e parë. Gjithashtu është paraparë të organizohet edhe ndonjë aktivitet garuese, e për fituesit do të ketë  edhe shpërblime. 

Qëllimi i këtij aktiviteti është të bashkojë entuziastët e pingpongut dhe qytetarët pa dallime, për të promovuar dashurinë për sportin, dhe në mënyrë ideale të angazhojë sportistë të rinjë.

Për më të vegjlit janë siguruar tavolinat rekreative, ku do të kenë mundësi që të marrin hapat e parë. Gjithashtu është paraparë të organizohet edhe aktivitete garuese, e për fituesit do të jepen shpërblime të ndryshme. Më poshtë gjeni linkun e këtij aktiviteti në faqen zyrtare te FPPK-së, në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat