Karaqi dëshmoi cilësi në Marok

Sporti

Karaqi dëshmoi cilësi në Marok

Më: 9 prill 2018 Në ora: 16:06
Alvin Karaqi

Alvin Karaqi, ka fituar medaljen e bronztë ne garën prestigjioze Premier Liga qe po mbahet ne Rabat te Marokut, ai ne duelin e parë humbi nga garuesi Egjiptian Elma Sry Ahmed.

Mirëpo në repasazh për medaljen e bronztë Karaqi u rikthye fuqishëm duke fituar tri duele nga garues i Francës, Grilon Kenjj, Spanjës Arenas Pablo si dhe në finale për medaljen e bronztë fitoj nga garues i Ukrainës Chobotar Valaeri me rezultat 5:0.

Kjo medalje dhe gjitha fitoret janë te mirëseardhura për garuesin kosovar Alvin Karaqi i cili rikthehet përsëri në arenat ndërkombëtare me fitore te cilat do i shërbejnë për arritjen e normës Olimpike Tokio 2020.

Në ketë garë përfaqësuesja e Kosovës mori pjesën edhe me Adelina Ramen në kategorinë deri në 61 kilogram e cila humbi nga garuesja e Kilit, ndërsa Fortesa Orana në kategorinë mbi 68 kilogram fitoj duelin e parë nga garuesja e Kinës, ndërsa u ndal nga garuesja e Egjiptit. Kurse Diellza Dragusha, po ashtu në te njëjtën kategori humbi ne duelin e parë nga garuesja e Anglisë.

Në kategorinë mbi 84 kilogram u paraqit Herolind Nishevci, i cili aktualisht pas medaljes se artë ne Stralzburg te Austrisë është rendit i pesti në ranglistën botërore, ku fitoj nga garuesi i Kroacisë pastaj humbi nga ai i Hungarisë.

Në KARATE1 PREMIER LEAGUE - RABAT 2018, kanë marr pjesë 5 garues te prirë nga përzgjedhësi Isak Curri si dhe dy gjyqtarë me licenca botërore Ardian Muhadri dhe Besart Vitia qe kanë ndarë drejtësie me përpikëri te madhe, bëhet e ditur nga FKK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat