Ibrahimoviq: FIFA nuk mund të ma ndalojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës

Sporti

Ibrahimoviq: FIFA nuk mund të ma ndalojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës

Më: 10 prill 2018 Në ora: 13:23
Zlatan Ibrahimoviq

Sulmuesi suedez lë të hapur mundësinë që të luajë në Kupën e Botës në Rusi.

Zlatan Ibrahimoviq është rikthyer edhe njëherë të flasë për Botërorin ‘Rusi 2018’, teksa tregoi se ende nuk ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë apo jo.

Sulmuesi shtatlartë suedez sfidoi edhe FIFA-n, duke thënë se organizmi më i lartë i futbollit botëror nuk mund t’ia ndalojë pjesëmarrjen në ‘Rusi 2018’.

FIFA ka akuzuar sulmuesin se ka shkelur nenin 25 të kodit etik të futbollistëve, pasi ka nënshkruar kontratë sponsorizimi dhe bashkëpunimi me një kompani bastesh.

“FIFA nuk mund të më ndalojë. nëse dua të jem në Botëror, do të jem. Kjo nuk është një çështje për FIFA-n, por për mua dhe atë çfarë unë dëshiroj”, tha gjiganti suedez.

Zlatan u transferua në muajin mars në MLS-në amerikane, ku po luan me Los Angeles Galaxy, duke shënuar edhe dy golat e parë në debutim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat