Inter - Cagliari, gjithçka çfarë duhet të dini për ndeshjen

Sporti

Inter - Cagliari, gjithçka çfarë duhet të dini për ndeshjen

Më: 17 prill 2018 Në ora: 09:40
Ilustrim

Sonte me fillim prej orës 20:45 do të zhvillohet ndeshja në mes të Interit dhe Cagliarit.

Interi kërkon patjetër fitoren pasiqë nësë edhe kësaj radhe dështon, do të jetë shumë e vështirë të sigurohet një vend për në Ligën e Kampionëvë, ku është dukë luftuar me skuadrat e qyteti të Romës, Lazion dhe Romën,raporton KosovaPress.

Cagliari gjindet afër mesit të tabelës por që nuk e ka të sigurt qëndrimin edhe për vitin e ardhshëm në Seria A, kështu që edhe për ta kjo do të jetë një ndeshje mjaftë e vlefshme për tu fituar. Në 3 ndeshjet e fundit Cagliari numëron dy humbje dhe një fitore.    

Interi në tri ndeshjet e fundit nuk është se ka treguar formë të mirë, duke mos shënuar asnjë gol, në dy barazimet dhe një humbje që ka pësuar nga Torino.

Pesë ndeshjet e fundit në mes të Interit dhe Cagliarit në të gjitha kompeticionet flasin më mirë për  skuadrën e Spalletit, të cilët numërojnë 4 fitore dhe një humbje.Kështu që pritet që Interi të jetë favoritë ne letër por shpeshherë skuadra e Cagliarit ka ditur ti shfaq probleme zikaltërve.

Të dy trajnerët do të luajnë me 11-shet më të mira të mundshmë, pasi kanë nevojë për pikë.

Te Interi nuk do të mungojë askush, ndërsa Cagliari ka disa lojtarë të suspenduar për shkak të kartonëve.

Formacionet e mundshme të të dyjav skuadrave.

INTER (4-2-3-1): Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Brozovic, Gagliardini; Candreva, Rafinha, Perisic; Icardi

Cagliar(3-5-2): Cragno; Pisacane, Castan, Cappitelli, Farago, Cossu, Padoin, Ionita, Miangue, Pavoleti, Sau.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat