Presidenti i Monacos pendohet: Do të preferoja ta shisja Mbappe në Madrid

Sporti

Presidenti i Monacos pendohet: Do të preferoja ta shisja Mbappe në Madrid

Më: 17 prill 2018 Në ora: 13:25
Presidenti i Monacos, Vadim Vasilyev

Presidenti i Monacos, Vadim Vasilyev, thotë se tani i vjen keq se pse e shiti Kylian Mbappe në PSG, rivalit më të madh në Ligue 1 dhe nuk e shiti atë në Real Madrid.

”Jam penduar. Tani do të preferoja ta shisja Kylian Mbappe në Madrid përpara se në PSG.”, janë fjalët e tij sipas Bernabeu Digital.

PSG-ja mposhti Monacon 7-1 në fundjavën që shkoi dhe u shpall zyrtarisht kampion i Ligue 1 me 5 xhiro para fundit të kampionatit. Ndërsa, Mbappe pritet t’i bashkohet edhe zyrtarisht kampionit Francez këtë verë për 180 milionë euro, pasi këtë sezon ishte i huazuar me të drejtë blerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat