KOK-u dërgon 40-45 sportistë në Lojërat Mesdhetare

Sporti

KOK-u dërgon 40-45 sportistë në Lojërat Mesdhetare

Më: 17 prill 2018 Në ora: 18:05
KOK-u dërgon 40-45 sportistë në Lojërat Mesdhetare

Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, të cilat mbahen prej 22 qershor – 1 korrik 2018. Me këtë rast, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës do të dërgojë në Tarragona të Spanjës, 40-45 sportistë të 12 sporteve. “Përzgjedhja e sportistëve do të bëhet në bazë të tri kritereve: cilësisë, univerzalitetit dhe barazisë gjinore. Lista përfundimtare e sportistëve, trajnerëve dhe zyrtarëve të tjerë do të përcaktohet në mbledhjen e radhës së Bordit Ekzekutiv të KOK-ut. Në Komitetin Olimpik të Kosovës, federatat kanë dërguar rreth 80 aplikacione të sportistëve”, thuhet mes të tjera nga KOK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat