Marquez ‘ndez’ sfidën: Gabimi ndaj Rossit? Do ta bëja sërish

Sporti

Marquez ‘ndez’ sfidën: Gabimi ndaj Rossit? Do ta bëja sërish

Më: 19 prill 2018 Në ora: 23:32
Marc Marquez dhe Valentino Rosi

Marc Marquez duket se nuk është penduar aspak për atë gjest të gabuar në pistë, duke nxjerrë nga pista Valentino Rossin. Piloti spanjoll i Honda-s tha se i kishte kërkuar ndjesë italianit, por shprehu bindjen se do të tentojë sërish të njëjtën gjë.

“Në atë episod gabova dhe i kërkova falje Valentinos. Bëra gjithçka që munda dhe do të tentoj sërish ta bëj. Ky është stili im i të garuarit, kërkoj gjithmonë të shkoj në limite”, deklaroi piloti spanjoll.

Marquez më tej ‘thumboi’ kolegun e tij italian, duke thënë se nuk ka aspak frikë kur është mbi motor dhe në pistë.

“Rossi ka frikë kur është në pistë? Unë nuk kam frikë. Nuk kam pasur kurrë kur kam qenë mbi motor”, tha Marquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat