Ferguson tregon foton “horror” pas operacionit, thotë se po shërohet me hapa gjigantë

Sporti

Ferguson tregon foton “horror” pas operacionit, thotë se po shërohet me hapa gjigantë

Më: 21 prill 2018 Në ora: 23:13
Këmba e lënduar e Tony Ferguson

Ylli i UFC Tony Ferguson kishte nevojë për 31 qepje në këmbën e tij por është rrugës për t’u riaftësuar me “si një ujkonjë”.

Një rrëzim i çuditshëm ka bërë që ai të dëmtonte ligamentin e gjurit dhe të tërhiqej nga ndeshja me Khabib Ferguson në UFC 223.

Por teksa dëmtimi i tij mund t’i kishte ndodhur të gjithëve, riaftësimi i 34-vjeçarit ka qenë jo i një njeriu normal.

Ferguson ka përdorur Instagram duke thënë se: “Jam duke u shëruar si një ujkonjë. 31 qepjet do të ikin javës tjetër.

“Siç më tha edhe menaxheri Audi Attar, është një maratonë, jo një sprint. Ka ardhur koha për peshimet!”

Max Holloway duhet të zinte vendin e tij në oktagon pas aksidentit, por nuk kapi peshën. Khabib u ndesh me Al Iaquinta, duke e mundur me vendim unanim dhe duke u shpallur kampion bote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat