Ronaldinho: Pogba mund ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen

Sporti

Ronaldinho: Pogba mund ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen

Më: 23 prill 2018 Në ora: 10:03
Paul Pogba

Ronaldinho ka deklaruar se mesfushori i skuadrës së Manchester United Paul Pogba mund ta fitojë topin e artë në të ardhmen e tij.

Pogba ka pasur disa probleme këtë sezon dhe nuk ka arritur të shfaq formën e tij më të mirë, të cilën e kaloi sa ishte pjesë e kampionit Italian Juventusit, raporton KosovaPress.

Por Ronaldinho në një deklaratë ka deklaruar se beson së Pogba mund ta fitojë Topin e Artë.

“Pa dyshim është i ri dhe i talentuar, ai ka aftësine të luajë në të gjitha sferat e botës, në të gjitha kampionatet. Ami mund të luaj si një sulmues dhe mesfushor. Ai ka forcën që mund të luajë në çdo pozitë. Ai mund të shkruaj historinë”, deklaroi legjenda Braziliane.

I pyetur nëse duhet të largohet nga United, Ronaldinho ka vazhduar: "Ai është tashmë në një klub të madh, ai ka gjithçka për të shkruar historinë, qoftë në këtë klub ose në një tjetër, duhet të shkojë atje ku do të ndihet më i lumtur.”përfundoi Ronaldinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat