LeBron kthen në lojë Cavs, San Antonio ndal kampionët

Sporti

LeBron kthen në lojë Cavs, San Antonio ndal kampionët

Më: 23 prill 2018 Në ora: 11:11
Ilustrim

Një garë e ashpër po zhvillohet në rrethin e parë të playoffit në NBA. Kanë kaluar vite që prejse raundi i parë në playoff të kishte një rivalitet të këtillë sikurse ky i sivjetmi. Në Konferencën e Lindjes mbetet ende gjithçka për t’u
përcaktuar.

Cleveland Cavaliers, falë “Mbretit” James, e barazuan në 2:2 serinë me Indiana Pacers, duke triumfuar 104:100 në fushën e këtyre të fundit, “Bankers Life
Fieldhouse”. Normalisht në një përballje kaq vendimtare ylli i Cavs duhej të merrte përgjegjësitë për të shmangur një tjetër humbje në këtë fazë, dhe në fakt dha gjithçka nga
repertori i tij për të shmangur një tjetër disfatë që mund të rezultonte fatale. James shënoi 32 pikë, 7 asistime dhe 13 kërcime, duke qenë edhe njëherë me radhë më
meritori në fitoret e Cavs.

Kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors nuk ia dolën të kalojnë me rezultat të pastër, San Antoni Spu rsat të cilët triumfuan në ndeshjen e katërt për të
çuar në 3:1 serinë mes këtyre dy ekipeve. LaMarcurs Aldridge me 22 pikë e 10 kërcime dhe Manu Ginobili me 16 të tjera
dhanë kontribut në fitoren 103:90 të Spurs.

Washington Wizards arrijnë të kthejnë gjithçka në baraspeshë duelin me Toronto Raptors, pasi fituan 106: 98 ndeshjen e katërt të serisë në “Capital One Arena” të
Washingtonit, duke barazuar 2:2.

Fantastike ishte dyshja Bradley Beal-John Wall, me 58 pikë në total. Beal shënoi 31 pikë, kurse Wall përveç 27 pikëve të realizuara dhuroi edhe 14 asistime.
Në 2:2 barazohet edhe sfida mes Boston Celtics dhe Milwaukee Bucks. Këtë herë ishte skuadra e Bucks, ajo që në sekondat e fundit arriti të triumfonte,
104:102, falë një shënimi në sekondën e fundit nga Giannis Antetokounmpo, i cili po ashtu kontribuoi me 27 pikë të realizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat