KOK-u po merr pjesë në takimin e shefave të misioneve në Buenos Aires 2018

Sporti

KOK-u po merr pjesë në takimin e shefave të misioneve në Buenos Aires 2018

Më: 27 prill 2018 Në ora: 11:36
Takimi i shefave të misioneve të Komiteteve Olimpike

?Jeton Rudari është duke përfaqësuar Komitetin Olimpik të Kosovës në takimin e shefave të misioneve të Komiteteve Olimpike, që po mbahet në Buenos Aires të Argjentinës.

Jeton Rudari është duke përfaqësuar Komitetin Olimpik të Kosovës në takimin e shefave të misioneve të Komiteteve Olimpike, që po mbahet në Buenos Aires të Argjentinës.

Pikërisht në kryeqytetin argjentinas do të mbahen Lojërat Olimpike për të rinj, në të cilat Kosova do të marrë pjesë për herë të parë.Rudari, bashkë me shefat e misioneve të Komiteteve tjera Olimpike, po njoftohen me rregullat dhe detajet tjera, para pjesëmarrjes në këto Lojëra, derisa kanë vizituar edhe Fshatin Olimpik, si dhe vendet ku do të mbahen garat.

Lojërat Olimpike Buenos Aires 2018 mbahen prej 6-18 tetor.Rudari, ka shfrytëzuar rastin të takohet edhe me shefin e misionit të Spanjës, me të cilin bisedoi për Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, në të cilat Kosova do të marrë pjesë po ashtu për herë të parë.Tarragona 2018 mbahen prej 22 qershor – 1 korrik 2018.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat