Sukses ndërkombëtar i sportistëve nga Kosova

Sporti

Sukses ndërkombëtar i sportistëve nga Kosova

Nga: I.J Më: 7 maj 2018 Në ora: 09:26
Besart Maxharraj dhe Edona Luta

Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një njoftimi në Facebook raporton për një tjetër sukses të sportistëve tanë në garat ndërkombëtare.

Edhe pse medalje nuk fituan garuesit Besart Maxharraj dhe Edona Luta treguan rezultate të mira.

Image

Shënimi i plotë

Federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar gjatë kësaj fundjave. Edhe pse nuk fituan medalje, garuesit tanë: Besart Maxharraj dhe Edona Luta, arritën rezultate të mira në kampionatin evropian IFBB, të mbajtur në Santa Susanna të Spanjës. Besarti në kategorinë mbi 100 kg, zuri vendin e katërt nga 11 garues, kurse Edona në kategorinë “Woman Body Fitness” mbi 168 cm, doli e pesta nga 12 garuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat