Mbahet turneu përkujtimor ndërkombëtarë ‘Ahmet Hoxha’

Sporti

Mbahet turneu përkujtimor ndërkombëtarë ‘Ahmet Hoxha’

Nga: K.G. Më: 14 maj 2018 Në ora: 17:31
Pamje nga një turne

Si çdo vit edhe këtë vit do të mbahet turneu përkujtimor ndërkombëtarë në pingpong, kushtuar heroit të Kosovës, Ahmet Hoxha.  “Klubi i pingpongut ‘Ahmet Hoxha’ nga Ferizaj në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut të Kosovës, SHFMU ‘Tefik Çanga’ dhe nën patronatin e Kuvendit Komunal të Ferizajt – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, me 19 maj, duke filluar në orën 9:30, në shkollën ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj, organizon turneun e XIX përkujtimor ndërkombëtarë ‘Ahmet Hoxha 2018’, për nder të veprës dhe kontributit të heroit të Kosovës –‘Ahmet Hoxha’. Në turne marrin pjesë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Kosova. Numri i pjesëmarrësve parashihet që të jetë rreth 130 sportist”, bëhet e ditur nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat