Më 25 maj organizohet Dita Olimpike në Kosovë

Sporti

Më 25 maj organizohet Dita Olimpike në Kosovë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:10
Besim Hasani

Më 25 maj në Kosovë do të organizohet Dita Olimpike nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Edhe pse Komitetet Olimpike tjera ndërkombëtare organizojnë ditën Olimpike më datën 23 Qershor, për arsye se po në këtë datë, por në vitin Baron Pierre de Coubertin i ka bindur atëkohë njerëzit e sportit për të formuar Komitetin Olimpik Ndërkombëtar i cili kishte qëllimin paqësor ringjalljen e lojërave Olimpike, Kosova e shtyer nga një projekt qindjveçar këtë ditë e feston më datën 25 maj.

Besim Hasani presidenti i Kometiti Olimpik deklaroi se janë të gatshëm për të organizuar Ditën Olimpike, në të cilën ditë do të marrin pjesë rreth 2000 fëmijë, në një vrapim i cili pritet të organizohet në sheshin kryesor të Prishtinës.

“Kosova kur ka qenë e panjohur gjithmonë me 23 qershor ka mbi 20 vite që e feston Ditën Olimpike ndërsa tani pak a shumë të shtyer nga një projekti qindvjeçar qe e ka Komiteti Olimpik i Kosovës për organizimin e Ditës Olimpike për vrapimin e Ditës Olimpike me fëmijët e vitit 2008, në vitin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ata vrapojnë që nga mosha 4 vjeçare kur kanë qenë, kanë vrapuar kur kane qene 5.6,7,8,9 dhe sivjet ata do të jenë 10 vjeçar dhe me 25 maj do të vrapojnë për ditën Olimpike, deklaroi Hasani.

Risit për këtë vit do të jenë  të shumta ndërsa kryesorja pritet të jetë se Dita Olimpike do të organizohet edhe në gjashtë qendrat tjera kryesore në Kosovë, dhe ku pritet që ky organizim të startojë në të njëjtin kohë në të gjitha qytetet.

“Risi për këtë vit është që përveç në Prishtinë ku pritet mbi 2000 fëmijë të lindur në vitin 2008 të vrapojnë janë edhe qendrat tjerat edhe 6 qendrat tjera kryesore në Republikën e Kosovës dhe tashmë veç kemi arritur marrëveshje me kryetarët e komunave respektivisht drejtoret e departamenteve sportive përkatëse edhe në këto qytet të organizohet Dita Olimpike në të njëjtën kohë, shtoi ndër tjerash i pari i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Përveç Ditës Olimpike në Kosovë do të Organizohet edhe Java Olimpike ku do të ketë shumë organizime nga Komiteti Olimpik gjatë këtyre ditëve.

 “Ditës Olimpike do ti paraprijë edhe Java Olimpike dhe ne me studentët të ndryshëm do të organizojmë takime të ndryshme, ku do të flitet për rolin e ditës dhe javës Olimpikë në mënyrë që sa më shumë njerëz të për rëndësinë që ka sporti edhe në ruajtën e shëndetit në përmasimin e saj në ruajtjen apo shmangien nga dukurit negative por edhe zhvillimin e shkathtësive që mund ta bëjë sporti”, përfundoi Hasani.

Komiteti Olimpik nuk ka të bëjë vetëm me sportin por edhe me vlerat e hapura olimpike dhe ky organizimin nuk pritet të jetë ndër të fundit pasi Komiteti Olimpik beson se do të vazhdojë traditën e organizimit të Ditës Olimpike dhe Javës Olimpike edhe në vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat