Gara e dytë e disiplinës malore në Kampionatin e Kosovës në automobilizëm ka kaluar në shenjë të fitores së Bardhyl Canollit, i cili duke arritur kohën prej 03:03.924 jo vetëm që doli i pari, por shënoi edhe rekord të shtegut, duke e përmirësuar për 01.30 sekonda.
“Dua të theksoj se, dje pata disa probleme teknike, njëra pati të bëjë me frenim dhe tjetra me ndërprerje të motorit. Me ndihmën e shokëve arritëm që në orët e hershme të mëngjesit t’i sanojmë ato probleme. Nuk më mbeti tjetër përveç të jap maksimumin dhe fatmirësisht arrita fitore e njëkohësisht edhe rekord të shtegut”, ka thënë Canolli i Eurogoma RT. ”Jam i kënaqur që gara përfundoi pa asnjë problem dhe të gjithë garuesit arritën në cak pa telashe. Dhëntë Zoti që edhe garat tjera të përfundojnë pa probleme”, ka shtuar Canolli.
Pozita e dytë i takoi Belkin Fazliut (Renault - Prizreni D&G), i cili në krahasim me fituesin u vonua për 22.817 sekonda. Podiumi i tre të parëve në plasmanin gjeneral u plotësua me Gazmend Demollin (Opel - DTM), i cili për 26.996 sekonda ishte më i ngadalshëm se Canolli. Në konkurrencën ekipore, DTM u rendit në pozitën e parë me 55 pikë, aq sa i pati edhe Prizreni D&G, ndërsa pozita e tretë i takoi Ferizajt me 39 pikë.
Klasa 1 (deri 1150 ccm - A)
1.Emin Sabir (Yugo - Prizreni D&G) 04:08.593
2.Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) +05.213
3.Halil Çereti (Yugo - Prizreni D&G) +13.843
Klasa 2 (mbi 1150 - 1400 ccm - N)
1.Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) 04:02.774
2.Burim Asllani (Suzuki - Ferizaj) +13.847
3.Artan Lubeshtani (Peugeot - Ferizaj) +19.742
Klasa 3 (mbi 1150 - 1400 ccm - E1)
1.Valon Mehmeti (Lupo - DTM) 03:51.353
2.Egzon Uk[haxhaj (Opel - DTM) +19.723
3.Endrit Efendia (Opel - HCR Gjakova) DNF
Klasa 4 (mbi 1400 - 1600 ccm - S)
1.Bujar Gola (Peugeot - HCR Gjakova) 03:43.863
2.Rexhep Bytyqi (Honda - Ferizaj) +12.759
Klasa 5 (mbi 1400 - 2000 ccm - N)
1.Yll Rugova (Honda - HCR Gjakova) 03:42.440
2.Faton Rama (Renault - RC Prishtina) +02.310
Klasa 6 (mbi 1600 - 2000 ccm - E1, A, SP)
1.Bekim Kadria (Opel - Gjakova 137) 03:41.982
2.Besfort Hana (Opel - HCR Gjakova) +05.982
3.Arb[r Rexhepi (Golf - Ferizaj) +10.258
Klasa 7 (mbi 2000 ccm - N)
1.Beki Fazliu (Renault - Prizreni D&G) 03:26.741
2.Gazmend Demolli (opel - DTM) +04.179
Klasa 8 (mbi 2000 - 3000 ccm - E1)
1.Valon Jaha (BMW – Kaçandolli PRT) 03:40.932
2.Ismail Smani (BMW - Prizreni D&G) +00.901
3.Ernest Daka (BMW - DTM) +06.483
Klasa 9 (mbi 3000 ccm E1)
1.Blerand Hasanaj (Opel - DTM) 03:33.307
2.Osman Tovërlani (Audi - DTM) +01.959
3.Agron Shulina (Audi - Rahoveci) +23.329
Klasa 10
1.Bardhyl Canolli (Radicall - Eurogoma RT) 03:03.924
Plasmani gjeneral:
1.Bardhyl Canolli (Radicall - Eurogoma RT) 03:03.924
2.Belkin Fazliu (Renault - Prizreni D&G) +22.817
3.Gazmend Demolli (Opel - DTM) +26.996
Renditja ekipore:
1.DTM 55 pikë
2.Prizreni D&G 55
3.Ferizaj 39