U mbajt minimaratona e Prishtinës

Sporti

U mbajt minimaratona e Prishtinës

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 15:40
“Mini-maratona 5 Km”

Sot në Prishtinë, në Sheshin “Zahir Pajaziti” është mbajtur “Mini-maratona 5 Km” e organizuar nga dy modelet Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada.

Edhe këtë vit pjesëmarrës ishin të gjithë atë të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në kauzat e kësaj maratone. Me paratë që garuesit kanë blerë numrat e garës do të mundësohet një sportisti të talentuar që nuk ka mundësi të zhvillojë talentin e tij, ta ketë atë mundësi dhe ta përdor talentin.

Organizatorët ishin mjaftë të kënaqura më mënyrën se si shkoi e gjithë maratona edhe pse ndoshta është pritur një pjesëmarrje më e madhe e garuesve.

Afërdita Paqarada tregoi se ku do të shkojnë këtë të holla të mbledhura nga shitja e numrave të garës.

Paqarada: Të hollat e grumbulluara shkojnë për një talent

“Është viti i katërt, për çdo vit kauza është ndryshe, sivjet kauza ka të bëje me fëmijët sportist të  cilët janë të talentuar dhe nuk kanë mundësi të investojnë në talentet e tyre. Të hollat të cilat janë mbledhur për numrat do të dedikohen atyre. Shumë shpejt gjatë javës do të përzgjedhim sportistin i cili ka me pas benificion prej kësaj gare. Është me rëndësi që është promovuar shëndeti është sensibilizo gjendja kurse pjesa e tjetër e vlerës është pjesë solid”, deklaroi Paqarada.

Ndërsa bashkë-organizatorja tjetër e kësaj minimaratone, Diellza Kolgeci, foli më shumë rreth mbarëvajtjes së garës duke u ndjerë e gëzuar se çdo gjë shkoi ashtu siç e kishin planifikuar.

Kolgeci: Çdo gjë shkoi ashtu si duhet

“Çdo gjë që e kemi organizuar  është ashtu qysh e kemi menduar. Ka shkuar shumë mirë ndoshta koha fal zotit sivjet ka mbajtur shumë e mirë se zakonisht bien shi. Kemi pritur numër më të madh por duke pasur parasysh që e kemi shty, për shkak dihet tanimë përse është dashur të shtyhet pasi që ishte dit zie, por tu e marr parasysh që është ende festë që ka filluar kampionati botëror edhe kjo shtyrje e ka bo pak të veten por në përgjithësi çdo gjë ka shkuar shumë mirë”, pohoi Kolgeci.

Në këtë maratonë ishte i pranishëm edhe Sabri Dragusha anëtar i Federatës së Body Buildingut të Kosovës, i cili shpërndau edhe shpërblimet në fund. Ai e cilësoi këtë si një organizim të cilin duhet vazhduar edhe më tutje.

Sabit Dragusha: Shpresoj që kjo traditë të vazhdojë

“Po gara ishte një organizim shumë i mirë, të gjitha moshat, moshat junior zgjodhëm tre venet e para, gjithashtu garat për femra dhe për meshkuj. Besoj që ka qenë një organizim i mirë dhe një shtesë që për vitin e ardhshëm të organizojmë, për vitet e ardhshme të organizojmë sa më mirë dhe të ketë më shumë publik si dhe garues në vitet e ardhshme”.

Këtë vit risi e kësaj minimaratone ishte edhe prania e “Kango Jump”, të cilët përformuan para publikut pak minuta para fillimit të garës.

Në emër të kësaj kompanie foli Ines Celina e cila falënderoi organizatorët për ftesën dhe pohoi se shumë shpejt do të mundohen të organizojnë edhe gara tjera.

Celina: Një organizim mjaftë i qëlluar

“Po ky organizim është shumë mirë Diellza dhe Afërdita çka janë duke organizuar. Është diçka shumë pozitive për Kosovën. Të gjithë sportistët marrin pjesë këtu, përpos Vrapuesve dhe me sportet tjera që merren, sikur ne si morëm pjesë. Shpresoj që vitin e ardhshëm edhe ne me këpuca Kango Jump do të marrin pjesë dhe do të bëjmë një organizim vetëm që mund të vrapojmë vetëm me këpucët Kango”, ishin fjalët e saj.

Fitues i kësaj gare ishte atleti Tirron Mamusha i cili pa ndonjë problem përfundoi i pari në këtë gare edhe pse sipas tij konkurrenca ishte shumë e madhe.

Mamusha: Një garë me kundërshtar të fortë

“Gara shkoi shumë mirë edhe pse ishte koha e nxehtë pakë, por prapë se prapë shkoi mirë në fund edhe pse konkurrenca këtu ishte më e fortë por mirë në fund dola fitues,” deklaroi fituesi i kësaj gare.

Në fund të garës fituesit u shpërblen me shpërblimet nga organizatorët e kësaj gare ndërkaq Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada premtuan se nuk do të ndalen dhe do të ketë edhe risi të tjera vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat