Kamishi reagon ashpër: Adios Abedin, adios Adnan

Sporti

Kamishi reagon ashpër: Adios Abedin, adios Adnan

Nga: N.Sh Më: 6 korrik 2018 Në ora: 15:43
Bekim Haxhiuspo

Pas deklaratave të fundit nga Abedin Januzaj, ka ardhur një reagim nga Bekim Haxhiu.

Abedini ka kritikuar ashpër dje qytetarët e Kosovës, e konkretisht Bylbyl Sokolin dhe Ismet Munishin.

Deputeti i PDK-së dhe ish nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj Abedin Januzajt pas deklaratave të tij të fundit në lidhje me birin e tij, Adnan Januzaj.

"Prej se jemi pranuar në UEFA dhe FIFA së bashku me tash të ndjerin z. Fadil Vokrri dhe e tërë Federata e Futbollit të Kosovës kemi bë përpjekje me të takuar me ty e Adnan Januzajn, nuk kemi lanë mundësi e as gurë pa lëvizur me ardh deri tek takimi, për me ju bindë që Adnani me lujtë për Kosovën, nuk keni pranuar!", shkruan Haxhiu, transmeton gazeta "Bota sot".

eagimi i plotë nga Bekim Haxhiu: 

Kur nuk ke çka thua, thonë është më mirë me hesht!.

Abedin, ma mirë mos fol, pasi nuk pranove me bisedu me legjendën Fadil Vokrri, rri shijoje suksesin personal, jo nacional!.

Prej se jemi pranuar në UEFA dhe FIFA së bashku me tash të ndjerin z. Fadil Vokrri dhe e tërë Federata e Futbollit të Kosovës kemi bë përpjekje me të takuar me ty e Adnan Januzajn, nuk kemi lanë mundësi e as gurë pa lëvizur me ardh deri tek takimi, për me ju bindë që Adnani me lujtë për Kosovën, nuk keni pranuar!.

Nuk ke dashur Abedin…pasi nuk keni dashur shikoni punët tuaja tash dhe dëgjo lajmet e Belgjikës dhe të Spanjës, mos ta nin për Kosovë sepse edhe ashtu e ke mohu vendin tënd në momentin që nuk e ke lejuar Adnanin me lujtë për Kosovën. Mirë që edhe ai vet u deklarua se ndihet belg, është e drejtë e tij dhe ne nuk ia mohojmë, do t’ia respektojmë përcaktimin e tij.
Kosovës i duhen lojtarë që e dojnë vendin e vet, që ndihen 100% shqiptar dhe janë krenar për këtë!.

Munishi e Sokoli ty të duken “amatorë”, po unë po të tregoj se përveç se janë profesora për ty, ata janë shqiptar edhe fëmijët i kanë shqiptar që nuk e mohojnë vendin e vet, Kosovën tonë!.

Sot, ti mundesh me pas pak ma shumë pasuri, por burrni e shqiptari nuk ke aspak. Thjesht të mungojnë!!!.

Kosova në Shtator e fillon rrugën e saj në arenën ndërkombëtare, me futbollistët e saj, me yjet e saj që e duan vendin e vet 100%!.

Prandaj po ta rikujtoj deklaratën e legjendës Fadil Vokrri, tani të ndjerë për Edon Zhegrovën, i cili tha: “Me e bind Edonin me lujtë për Kosovën m’u kanë dasht veç 30 sekonda”.

Kosova ka nevojë për lojtarë të nivelit të lartë, që nuk kanë kurrë dilema se kënd duhet ta përfaqësojnë…

Pasi ndodhemi para lojës së radhës së Belgjikës, nuk dua të bëjë debate që ne tani më i kemi tejkaluar dhe ne po shiqojm ka e ardhmja shpresëdhënëse e kombëtarës së Kosovës!. Ndërsa, Belgjikës dhe Adnanit i dëshirojmë suksese në Kampionatin Botëror!.
Ne i gëzohemi sukseve të çdo futbollisti me origjinë nga Kosova edhe pse ju nuk e deshet të i gëzohemi sëbashku me popullin e Kosovës, me kombëtaren e Kosovës në futboll.
Abedin të pakten Adnani ka mujt me festuar golin me simbolin e shqiponjës, ashtu siç bënë Xhaka dhe Shaqiri me të cilët atë ditë në fitorën kundër Serbisë u gëzuam të gjithë!..

Adios Abedin, adios Adnan, rruga e mbarë ju qoftë, suksese e ju prift e mbara kudo që jeni!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat