Anulohet gara e nesërme në drift e karting

Sporti

Anulohet gara e nesërme në drift e karting

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 14:27
Ky vendim është marrë për shkak të motit jo të mirë që po mbretëron këto ditë.

Federata e Auto Sportit e Kosovës ka njoftuar se janë anuluar garat në drift dhe karting, të parapara të zhvillohen nesër te Salla e Panaireve në Prishtinë. Ky vendim është marrë për shkak të motit jo të mirë që po mbretëron këto ditë.

“Te nderuar dashamires te automobilizmit,

Për shkak të kushteve atmosferike që po mbretërojnë sot dhe parashihet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, në pajtim me organizatorët e garës dhe klubet, u vendos që dy garat e parapara për nesër te Salla e Panaireve, Drift dhe Karting, të shtyhen për të shtunën e ardhshme , më datë 14.07.2018.

Shihemi të shtunën te Salla e Panaireve në Shkabaj me dy disiplina mjaft atraktive për të gjithë të apasionuarit e auto sporti”, thuhet në njoftimin e Federatës së Auto Sportit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat