Reshitaj: Pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, talentët shqiptarë kanë marrë më shumë vëmendje

Sporti

Reshitaj: Pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, talentët shqiptarë kanë marrë më shumë vëmendje

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 00:59
Albena Reshitaj

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka qenë një prej mysafirëve në emisionin Duelit Botërorit të të shtunës mbrëma.

Gjatë emisionit, ajo ka dhënë një lajm të rëndësishëm për talentët nga Kosova dhe që jetojnë jashtë vendit.

“Prej fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, shumë talentëve shqiptarë që jetojnë edhe jashtë, sidomos në Gjermani, janë duke iu ofruar hapësira dhe oferta”.

“Unë kam disa informata që po i shikojnë mundësitë, edhe nga Kosova që kanë shkuar për të luajtur ose për të bërë praktikë diku, janë duke i shikuar mundësitë që t’i marrin”.

“Unë konsideroj se futbollistët tanë që luajnë në shumë ekipe, sidomos në Zvicër, janë lobuesit më të mirë”, është shprehur Reshitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat