Djokoviç “tërbon” Serbinë: Faleminderit Kroacia

Sporti

Djokoviç “tërbon” Serbinë: Faleminderit Kroacia

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 16:38
Novak Djokovic

Suksesi i Kroacisë në Botërorin “Rusi 2018” ishte i jashtëzakonshëm, pasi djemtë e udhëhequr nga Dalic prekën finalen e madhe ku u mposhtën nga Franca. Me atë që dhanë në fushë kroatët fituan zemrat e të gjithë tifozëve, madje edhe të serbëve. Është tenisti i famshëm Novak Djokovic ai që ka mbështetur Kroacinë gjatë gjithë turneut dhe ka fituar urrejtjen e popullit të tij.

Në mediat serbe është cilësuar “idiotësi” ajo që po bënte tenisti i njohur, i cili mbështeste një vend kundër të cilit Serbia kishte qenë në luftë disa vite më parë. Por Djokovic duket se as që i lexon fare mediat serbe, pasi një ditë më parë ka falënderuar Kroacinë për suksesin e madh dhe imazhin e bukur që i ka dhënë rajonit.

“Unë do të dëshiroja të falënderoja Luka Modriç dhe të gjithë ekipin kroat për një sukses të jashtëzakonshëm. Është diçka e madhe të shohësh vende kaq të vogla nga rajoni ynë që t’ia dalin në një aktivitet kaq të madh si Kupa e Botës”, tha Djokoviç, i cili është i bindur se ka të njëjtën mbështetje kur ai zbret në fushë. “Ata janë tifozë të mi dhe unë i tyre”, ishin fjalët e tenistit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat